INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndodh e papritura në panairin “Tirana Taste”, ikin dritat teksa gatuan Veliaj [FOTO]

Ndodh e papritura në panairin “Tirana Taste”, ikin dritat teksa gatuan Veliaj [FOTO]

Publikuar më: 20:43 21-11-2016

Bashkia e Tiranës ka organizuar një aktivitet të veçantë, i cili ka nisur mbrëmjen e sotme  Tek Vila 31, ish-vila e Enver Hoxha.  “Tirana Taste 2016” është panairi i parë në Tiranë ku më shumë se 20 restorante do të shërbejnë për të gjithë vizitorët.

Që nga mbrëmja e sotme deri më 24 nëntor ky vend do të jetësohet për 20 restorantet më me zë në kryeqytet të cilët do të gatuajnë për vizitorët e tyre.

Ky aktivitet po zhvillohet për herë të parë dhe do të surprizojë të gjithë me aktivitete argëtuese, ushqim, muzikë por edhe shoë live. 

Mbrëmjen e sotme i pranishëm ka qenë dhe kryebashkiaku Erion Veliaj i cili ka habitur të gjithë teksa ka  gatuar një fërgesë Tiranase.

Por jo çdo gjë shkoi siç ishte planifikuar. Teksa po gatuante kryebashkiaku kanë ikur dritat për rreth 3 minuta. Megjithatë të pranishmit pritën me hilaritet e duartrokitje teksa ndezën akoma më shumë atmosferën festive dhe tepër të ngrohtë.

Ushqimet e gatuara nga shefat e specializuar dhe personalitete të njohura për publikun kanë qenë të larmishme dhe shumë prej të pranishmëve kanë mbetur “gojë hapur”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035619735717773