Një 26 vjeçar shqiptar është arrestuar mëngjesin e sotëm nga karabinierët italianë, teksa ishte duke u martuar në komunën e Paullo, në provincën e Milanos.
Policia e dinte, se i riu i përfshirë në rrjetin e drogës, ishte kthyer në Itali, por nuk e dinin saktësisht ku ndodhej. Në të njëjtën kohë, ata morën raporte për dasmën e tij.
Ceremonia, në fakt, sipas hetuesve ishte një mashtrim i organizuar për të marrë një leje qëndrimi.
Gruaja e tij në letra, ishte një 22 vjeçare moldave që kishte probleme të shumta me drogës, e cila ka pranuar "martesën" për para ose për drogë.
Në ora 10:00, pak para se të dy t'i thoshin "po" njëri-tjetrit, karabinierët hynë në sallë.
Shqiptari u arrestua për rikthim të paligjshëm në Itali, ndërsa vajza u raportua.