Aktori turk me origjinë shqiptare Can Yaman, është është një nga emrat më të lakuar kinematografisë turke madje fama e tij i tejkalon edhe kufijtë e Turqisë. Së fundmi aktori ka organizuar një tur në vende të ndryshme të botës ku ai numëron mijëra fansa dhe destinacioni i rradhës ishte Spanja.
Can në agjendën e tij nuk kishte planifikuar asnjë intervistë, por ai ka ndërruar mendje menjëherë pasi ka parë gazetaren bukuroshe. Madje jo vetëm që t'i japë një intervistë, por edhe e ka komplimentuar gazetaren duke i thënë se ishte shumë e bukur.
Gjatë pyetjeve që ajo i drejtonte, aktori i ka thënë duke qeshur: 'Je kandidate për t’u bërë e dashura ime?'
Mirëpo, Violta i është përgjigjur se e ka një të dashur, duke refuzuar aktorin.