INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndodh edhe kështu! Aktorja juaj e preferuar turke po bëhej gati të martohej, Erdogan “i prish” dasmën, zbuloni arsyen [FOTO]

Ndodh edhe kështu! Aktorja juaj e preferuar turke po bëhej gati të martohej, Erdogan “i prish” dasmën, zbuloni arsyen [FOTO]

Publikuar më: 18:59 10-05-2018

Serialet turke janë bërë ndër serialet më të ndjekura në Shqipëri dhe jo vetëm e siç duket njerëzit kanë filluar të krijojnë pëlqime të ndryshme për aktorë apo aktore të ndryshme.

Tashmë, aktoret turke janë kthyer në personazhet më të preferuar të shqiptarëve dhe jo vetëm.

Një ndër aktoret turke me më shumë role dhe të dashura nga publiku është Oyku Karayel. Ajo po përgatitej të shkonte në altar me këngëtarin Can Bonomo në muajin Qershor, por pas caktimit të datës së zgjedhjeve në këtë periudhë ka vendosur ta shtyjë martesën për në 14 Korrik.

Vendimi i Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme presidenciale dhe parlamentare me 24 Qershor, ka prishur planet e aktores Oyku Karayel për dasmë.

canb.jpg

 

Çifti i njohur do të martohet me një ceremoni ku do të marrin pjesë 300 persona, përfshirë shumë të njohur. Në dasmë, megjithëse i veshur dhëndër, parashikohet të performojë edhe Can Bonomo.

Karayel njihet në Shqipëri për rolet e saj të shumta në serialet turke. Ajo ka luajtur rolin e Ejlul në serialin “Rrahje Zemre”, të Xhemresë në serialin “Kuzey Guney” dhe rolin e Sulltaneshës Dilruba në serialin “Sulltanesha Kosem”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0043120384216309