INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndodh edhe kështu! Albano Bogdo tregon si e nxorri të dashurën nga shtëpia në 2 të natës: Më bëri…[FOTO]

Ndodh edhe kështu! Albano Bogdo tregon si e nxorri të dashurën nga shtëpia në 2 të natës: Më bëri…[FOTO]

Publikuar më: 12:36 07-05-2020

Aktori shumë i pëlqyer nga publiku, Albano Bogdo ishte i ftuar së fundmi në emisionin "Glamour Zone", ku gjatë intervistës foli edhe për jetën e tij private. I pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, se cili është leksioni më i madh që ka dhënë në një lidhje dashurie, Albano tregoi se mendjemadhësinë nuk e duron dot.

“Kur lidhesh me një të famshëm, e ka ai pjesën e pordhëve. Kur lidhesh me një të famshëm dhe ai nuk po të bën dëngla, mos bëj ti dëngla. Kur zgjedh unë të të trajtoj ok, kjo s’do të thotë që ti duhet të bësh më e rëndësishme se unë në shoqëri”.

Por si ia ka dhënë këtë leksion ai partneres?

“Ia kam dhënë me vepra këtë leksion. E merr, e nxjerr jashtë në 2 të natës, ia hedh rrobat nga ballkoni”.

I pyetur nga moderatorja nëse nxirret femra në 2 të natës jashtë, Albano u shpreh:

“Po nxirret. E njihnin të gjithë që ishte e dashuria ime aty në lagje, nuk e ngiste njeri”.

Albano tha se e urren vetë faktin që është i famshëm dhe nuk do një partnere të famshme.

ggh.png

Article Logic
Execution time: 0.0022399425506592