RadarOnline zbuloi ekskluzivisht se Caitlyn Jenner ka ardhur në një udhëkryq të madh në jetën e saj dhe në përfundime të habitshme.
Çuditërisht Jenner ndjen se puna më e mirë që mund të bëjë në këtë fazë që ndodhet, është që të kthehet përsëri në “Keeping Up with the Kardashians”
Kjo sepse shfaqja e tij “I’m Cait” po dështon.
Edhe pse Catlyn e ka mohuar këtë të fundit, sipas revistës “Closer”, një i brendshëm i “ Am Cait” tha se përkundër gjithë bujës për shfaqjen, show po kthehej në diçka të mërzitshme në SHBA. Catlyn ishte e zhgënjyer pasi këto ishin shefat e saj. Ata fillimisht porositën 8 episode ndërkohë që të gjithë ishin të sigurtë se do tá kapte një seri të plotë prej 20 episodesh ashtu si KUWTK. Por tashmë kjo është e vështirë,madje pothuajse e pamundur.
Një burim pohoi për RadarOnline.com se " I Am Cait ' po humbet shikuesit çdo javë. Ndaj edhe produksioni ka vendosur qw sezonin e dytë do të transmetohet pas " Keeping Up With The Kardashians”.
Catlyn dëshiron të përdorë profilin e saj për të ndihmuar në përmirësimin e të drejtave të transgjinorëve, ndaj po i lutet Krisit që ta lejojë rikthimin e saj në KUWTK. Por përgjigja e Kris është një “JO” e prerë.
Përsëri Kris po mban çelësin e suksesit të ish bashkëshortit të saj.