INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndodh edhe kështu! Dolën në mbrojtje të protestuesve të 'Rrugës së Kombit' por 8 personave ju kërkohet...

Ndodh edhe kështu! Dolën në mbrojtje të protestuesve të 'Rrugës së Kombit' por 8 personave ju kërkohet...

Publikuar më: 15:53 02-04-2018

Kanë qëndruar për orë me radhë përballë Drejtorisë së Policisë me një kërkesë të vetme: lirimin e tubuesve të Rrugës së Kombit, por nuk po ia hedhin paq. Edhe pse ata janë aty për të kërkuar lirimin e protestuesve të Kukësit, disa prej protestuesve do të përballet vete me policinë. Bëhet fjalë për 8 persona për të cilët Policia e Tiranës ka nisur procedim penale për tubim të paligjshëm. 

Që dje pasdite dhe këtë të hënë gjatë gjithë ditës janë me dhjetëra familjarë, qytetarë dhe deputetë të opozitës që kërkojnë lirimin e 23 kuksianëve që u arrestuan pas protestës në Rrugën e Kombit ku u dogj terminali i faturimit të rrugës.
Njoftimi i Policisë:
“Më datë 02.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit A.T., A.L., G.Gj., B.P., B.Gj., E.P., E.H., dhe A.K., vjeç 46, 30, 30, 38, 49, 35, 46 e 39, pasi dyshohet se në rrugën “Sami Frashëri”, në hyrjen kryesore të DVP Tiranë, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme në lidhje me arrestimin e disa personave të ndaluar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës”, -thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Article Logic
Execution time: 0.00341796875