Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, është mjaft aktiv dhe i angazhuar me mbrëmje e koncerte.
Ai këtë herë ka mbajtur një koncert në Gjermani bashkë me reperin tjetër, Don Xhonin. Atij së fundmi i ka ndodhur një gjë e pazakontë, derisa po interpretonte një nga këngët e tij. Në disa video që ka publikuar në InstaStory, një fanse shihet duke e prekur në vend intim. Videoja tashmë është bërë virale dhe është shpërndarë gjithandej edhe në rrjete sociale.
Duket se kjo nuk është vënë re as nga Imeri, i cili e ndau videon vetë në Instagram.
Sidoqoftë, i njëjti po shijon edhe këngën e re “Diskoteka” që e lansoi vetëm pak ditë më parë.