Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Skraparit pasi i dehur ka dëmtuar një automjet policie.
Policia bën të ditur se personi i arrestuar është shtetasi Hamit Duro.
Sipas policisë, 44-vjeçari ka dëmtuar mjetin e policisë tip “Volksëagen” që ishte i parkuar, ndërsa ka kundërshtuar punonjësit e policisë për të shmangur shoqërimin.
Njoftimi i policisë:
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Hamit Duro, 44 vjeç, banues në Skrapar.
Arrestimi i tij u krye pasi i ndodhur në gjendje të dehur ka dëmtuar mjetin e policisë tip Volksëagen, i cili ishte i parkuar si dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë për të shmangur shoqërimin.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Shkatërrimi i pronës’’, ‘’Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik’’ dhe ‘’Prishja e qetësisë publike’’, parashikuar nga nenet 150, 236 dhe 274 të Kodit Penal.