Nëse ju është dukur e pamundur që futbollistët e njohur t’ju kthejnë përgjigje në rrjetet sociale, gaboheni! Ai ishte padiskutim njeriu i ndeshjes për ekipin e Chievos ndaj Romës, por për një tifoz ishte “makthi”.
Në lajmin e publikuar nga Gazzetta Dello Sport për barazimin e Romës ndaj Chievos ku portieri Sorrentino bëri pritje spektakolare, një tifoz komenton:
- Ka mundësi të më thotë dikush çfarë superfuqie ka ky portier që më djeg të gjitha skedinat kur pres fitoret e skuadrave që luajne kundër Chievos?!
Mes përgjigjeve të shumta vjen një që mban emrin Stefano Sorrentino: Më fal që të kam prishur punë, por unë bëj punën time. Asnjë mrekulli, thjesht punë dhe përkushtim. Të ftoj të vish të shohësh një ndeshje të Chievos dhe do të dhuroj dorezat e mia!
Tifozi i pergjigjet: Do të shkruaj në Facebookun tënd, më shpejt sesa reflekset në pritjet e tua ndaj Romës.