“S’jena mo” padyshim është një ndër superhitet që na ka shoqëruar për një kohë të gjatë dhe autor të kësaj kënge janë dy reperët e shumë pëlqyer nga publiku Majk dhe Ghetto Geasy.
Mesa duket kjo këngë është pëlqyer aq shumë sa ka kaluar edhe përtej kufijve, madje një këngëtar kroat e ka blerë atë dhe e ka punuar sipas stilit të tij për t'ia shtuar repertorit të tij të këngëve në mënyrën më të drejtë të mundëshme.
Dy artistët kroatë me emrat Shomy dhe DJ Tonni e huazuan këngën e reperëve shqiptar dhe e publikuan vetëm pak ditë më parë.
Kënga në gjuhën kroate quhet ‘1 milion’ dhe nuk ka temë të njëjtë sikur ‘S’jena mo’.
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme: