INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndodh edhe kështu! Mori propozimin për martesë në emision, Alesia Bami reagon kështu!

Ndodh edhe kështu! Mori propozimin për martesë në emision, Alesia Bami reagon kështu!

Publikuar më: 10:34 19-04-2021

Modelja Alesia Bami është bërë e njohur për publikun shqiptar përmes pjesëmarrjes së saj në “Miss Universe Albania”, ku rrëmbeu tre çmime. Tashmë ajo është shumë e njohur edhe në rrjete sociale teksa prej kohësh është pjesë e “E diell”. Si një nga vajzat shumë të bukura të ekraneve shqiptare, komentet pozitive rreth saj janë të pafundme.

Së fundmi, Alesias i ka ndodhur një situatë e këndshme dhe plot humor në “E diell”. Gjatë rubrikës “Baby star”, një nga nga fëmijët tregoi se ka dy vëllezër në Angli dhe njërit prej tyre i kishte folur për Alesian. Ai u shpreh se e sheh atë si “nusen e ardhshme” për vëllain e tij duke u shprehur se është moderatore dhe vajzë shumë e mirë.

Këtë situatë, moderatorja e ka marrë me shumë sportivitet dhe të qeshura. Një situatë e tillë asaj i ka ndodhur edhe më herët, kur Edi Manushi u shpreh se në redaksi iu ka shkuar një kërkesë për martesë për Alesian.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.003687858581543