INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndodh edhe kështu! Prindërit nga materniteti harrojnë beben në taksi

Ndodh edhe kështu! Prindërit nga materniteti harrojnë beben në taksi

Publikuar më: 15:51 21-05-2019

Sjellja në jetë e një fëmije është padyshim një moment i paharrueshëm. Por mesa duket jo për të gjithë. Një çift i ri gjerman nga Hamburgu pas daljes nga materniteti kanë lënë foshnjën e tyre në taksi.

Kur mbërritën përballë shtëpisë së tyre, ata paguan taksistin dhe zbritën bashkë me djalin e madh 1 vjeçar, por për arsye që vështirë mund të kuptohen harruan të porsalindurin. Pak sekonda hutimi u shndërruan në panik sapo prindërit kuptuan çfarë kishin bërë. Babai ndoqi me vrap taksinë por mjeti kishte ikur në drejtim të paditur. Akoma më i habitshëm është fakti që foshnja e heshtur nuk u zbulua fillimisht as nga shoferi, i cili madje parkoi makinën për të ngrënë drekë.
Vetëm në kthim, klienti i parë që po transportonte në aeroport i bëri një pyetje: “Po ky bebi këtu?” Taksisti njoftoi menjëherë policinë dhe kthimi i bebes tek familja ndodhi brenda ditës.

Article Logic
Execution time: 0.0015370845794678