Para pak ditësh në mediat online qarkulloi një foto e Rike Roçit të cilën ajo e publikoi në rrjetet sociale ku prezantoi mashkullin që ka fiksim dhe tregoi se ishte dashuruar me të. Të gjithëve iu krijua përshtypja se ai ishte i dashuri i Rikes, por më pas u mësua se mashkulli në fjalë ishte presidenti i lëvizjes "5 Stelle" në Itali, Luigi di Maio.
“Eh, kam rënë në dashuri", shkruante Rike krahas fotos së tij. Së fundmi, teksa i përgjigjej pyetjeve të ndjekësve në Instastory, dikush e pyet Riken nëse është e fejuar.
"Po, me atë.. por ai akoma nuk e di", përgjigjet Rike me shaka teksa ka postuar foton e të njëjtit mashkull, duke treguar se ai është fatlumi që ka marrë zemrën e saj.