Fillimisht u duk si një shaka, por më pas u vërtetua që Maluma do të këndojë në Tiranë për turin e tij muzikor “11:11” më 14 mars. Sigurisht që shumë fansa kanë blerë biletat për ta ndjekur nga afër këngëtarin latin, mirëpo një fanse e zjarrtë ka kaluar çdo pritshmëri.
Burime të sigurta për Anabel.al bëjnë me dije se një vajzë, identitetin e së cilës nuk e kanë zbuluar, ka ofruar 20,000 euro për të pirë kafe me yllin latin, por Maluma nuk ka pranuar.
Më siguri ajo ka blerë biletën Meet&Greet, çmimi i së cilës shkon në 370 dollarë, afro 40,000 lekë.