Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve të kinematografisë, Oscars. Gjatë festës në përfundim të ceremonisë, aktores Frances McDormand iu vodh kupa e shumëpërfolur e “Best Leading Actress”. Por autoritetet kanë arritur të arrestojnë Terry Bryant, 47 vjeçar si i akuzuar për vjedhjen që kthehej nē skandalin më të madh të historisë së Oscars.
Sipas gazetës “Los Angeles Times”, personi i quajtur, Terry Briant kishte publikuar një video ku shihej duke e puthur trofenë të cilën e kishte vjedhur nga aktorja.