INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndodh mrekullia, 5 -vjeçarja e aksidentuar rikthehet në jetë pas vdekjes klinike

Ndodh mrekullia, 5 -vjeçarja e aksidentuar rikthehet në jetë pas vdekjes klinike

Publikuar më: 13:13 30-06-2018
Vajza 5-vjeçare që u aksidentua në Fier është rikthyer në jetë, pasi pësoi vdekje klinike. A. Metohu, u përplas paraditen e sotme nga një automjet në fshatin Kurjan, Roskovec. 
Fillimisht vajza është paraqitur pa shenja jete në Spitalin Rajonal Fier dhe dyshohet se ka pësuar vdekje klinike. Por, pas ndërhyrjes së mjekëve e mitura ka shfaqur shenja jete. Ajo aktualisht ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.
5 -vjeçarja ka qenë në trotuarin përpara banesës së saj kur është aksidentuar nga mjeti tip "Ford që drejtohej nga Leonard Abedinaj. 
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:10. Drejtuesi i mjetit, 41-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier.
Njoftimi i policise:
Fillimisht Afifela Metohu është paraqitur pa shenja jete në Spitalin Rajonal Fier, dhe dyshohet se ka pësuar vdekje klinike. Pas ndërhyrjes së menjëherëshme të mjekëve të spitalit Fier, vajza ka shfaqur shenja jete. Aktualisht është duke ju nënshtruar të gjitha ekzaminimeve duke mbajtur në mbikqyrje të vazhdueshme gjendjen e saj shëndetësore’’ thuhet në njoftimin e policisë. 
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0036351680755615