Një nënë e re u aksidentua pasi kishte rënë nga ballkoni dhe për pasojë jeta e saj rrezikohej seriozisht.
Por lajme të mira vijnë pasi mrekullia ndodhi për Najadën.
Mjeku i saj erdhi enkas për këtë rast nga Austria dhe falë tij nëna e një foshnje të vogël ia doli dhe është jashtë rrezikut për jetën. Lajmin për shpëtimin e saj e bën të ditur bamirësi Ilir Hoxholli në facebook, ndërsa falenderon të gjithë shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve që u solidarizuan duke kontribuar financiarisht për operacionin e Najada Celsulës.
“Shperndajeni ju lutem, o Zot shpetoi. Me lot nder sy sot Prof. Dr Emeka Nkenke kirurgun me fame i cili erdhi nga Austria enkas per Najaden, te gjithe ata qe ndihmuan, qe e shperndane, nuk kam fjale t'i falenderoj".