Një i ri nga Durrësi është tronditur, kur papritur celulari i tij “iPhone ” ka plasur në xhep.
Djali ka shkruar pranë JOQ se e kishte në xhep celularin e tij, por ka vërejtur të nxehet dhe në pak sekonda ka shpërthyer i tëri.
Ai ka dërguar dhe foton, nga ku shihet se celulari është shkatërruar totalisht. Nuk është hera e parë që dëgjojmë për shpërthime të tilla celularësh.
Së fundmi kanë ardhur raportime të ndryshme nga vende të shumta të botës dhe kjo ka bërë që të ngrihet një pyetje e madhe: A jemi të sigurt nga smartphonët që mbajmë?
Për më shumë shikoni foton e mëposhtme: