INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndodh në Greqi, një 32-vjeçare ngel shtatzënë me embrionin e 3 prindërve

Ndodh në Greqi, një 32-vjeçare ngel shtatzënë me embrionin e 3 prindërve

Publikuar më: 13:27 26-01-2019

Teknika e embrionit me “tre prindër” është përdorur për të zgjidhur një problem të infertilitetit dhe është lejuar të nisë një shtatzëni që është tashmë në javën e 27-të.

Kjo u njoftua nga “Embryotools” dhe metoda nëse rezulton e suksesshme deri në fund të shtatëzanisë, mund të përdoret më pas gjerësisht për të parandaluar transmetimin e sëmundjeve gjenetike dhe për të trajtuar problemet e fertilitetit.

Ndërkohë nga njoftimi për shtyp mësohet se gruaja shtatzënë është e para e regjistruar në një shtatëzani të vërtetë klinike të miratuar në Greqi. Nëna greke është 32 vjeç dhe tashmë është operuar dy herë për endometriozën, si dhe ka bërë katër cikle IVF, por nuk kanë dhënë rezultate pozitive.

Ndër rastet e testuara tashmë, fëmijë të lindur me “tre prindër” ka në Meksikë, për të parandaluar transmetimin e një çrregullim gjenetik të mitokondris, dhe në Ukrainë, edhe në këtë rast për një problem të infertilitetit, por duke përdorur një teknikë të ndryshme.

“Kjo është një teknikë që është ende duke u vërtetuar”, tha Gloria Calderon, bashkë-themeluese e këtij start-up-i.

Article Logic
Execution time: 0.0036249160766602