Zëvendësministri i Bujqësisë, Shukri Maxhuni, është shkarkuar nga detyra nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Arsyeja e shkarkimit është disi e pazakontë. Një ditë më parë, Maxhuni gjatë një udhëtimi me makinën zyrtare, është fotografuar teksa mbante këmbët lart në xhamin e përparmë të makinës.
Ky veprim i tij ngjalli reagime dhe kritika të shumta. Ka qenë zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili i ka kërkuar kryeministrit Ramush Haradinaj të shkarkojë atë nga posti për sjellje të pahijshme.
“Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.