INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndodh në Shqipëri/ Turistët nuk pëlqejnë shërbimin në lokal, rrihen nga pronarët

Ndodh në Shqipëri/ Turistët nuk pëlqejnë shërbimin në lokal, rrihen nga pronarët

Publikuar më: 15:55 15-08-2019

Një ngjarje e pakëndëshme është shënuar ditën e sotme në plazhin e Borshit. Disa turistëve nuk ju ka pëlqyer shërbimi në një prej lokaleve të Borshit dhe kanë tentuar të largohen me fugon.

Pronarët e lokalit ku turistët ishin ulur për të drekuar i kanë ndjekur nga pas duke i goditur me grushte.

Dëshmitarët tregojnë se pronarët e lokalit më pas kanë nxjerrë armë të ftohta dhe kanë thyer xhamin e fugonit, shkruan Lapsi.al

Forca të shumta policie të Himarës, Sarandës dhe të FNSH-së janë vënë në ndjekje të autorëve.

Në fugon gjendeshin 7 persona, prej të cilëve 5 spanjollë, shoferi dhe shoqëruesi i turistëve.

Article Logic
Execution time: 0.003687858581543