Është për të ardhur keq se si ndodhin gjëra të tilla në vendin tonë. Siç duket polici që po rregullonte trafikun në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nuk i ka dëgjuar aspak alarmin dhe borinë karakteristikë të ambulancës e cila kishte mbetur në trafik. Arsyeja? Sepse po kalonte një eskortë qeveritare.
“Nisma Thurje”, ka publikuar videon bashkë me shqetësimin e qytetarit bashkë me shqetësimin dhe revoltën e tij: Shikoni pak se si polici bllokon ambulancën e urgjencës në trafik vetëm për t’i hapur rrugën me prioritet një eskorte qeveritare. Pra ne le të vdesim, vetëm këta të pangopurit që drejtojnë të mos na lodhen në trafik.