Ngjarjet kriminale dhe vjedhjet janë kthyer në një shqetësim real, për sigurinë dhe rendin në vend. Por të vjedhësh cigare nën kërcënimin me armë kjo nuk ka ndodhur shpesh. Sipas të dhënave të policisë, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur në një dyqan 30 steka paketash. Ndërkohë nga të dhënat e para të uniformave blu thuhet se cigaret janë vjedhur nën kërcënimin me një send, që në pamje të parë dukej si armë zjarri.
Njoftim i Policisë:
“Ngjarja ka ndodhur në zonën e 'tregut ushqimor' në Tiranë, ku nën kërcënimin e një sendi në dukje si armë, i kanë vjedhur pronarit të një dyqani 30 steka paketash. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”.