INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndodh për herë të parë/ Qeveria shkarkon kreun e Bashkisë së Vaut të Dejës, reagojnë shoqatat

Ndodh për herë të parë/ Qeveria shkarkon kreun e Bashkisë së Vaut të Dejës, reagojnë shoqatat

Publikuar më: 13:49 28-06-2019

Sikundër nuk ka ndodhur deri më tani, maxhoranca si përgjigje ndaj akteve të dhunshme në disa Kzaz i përgjigjet me shkarkime. Këshilli i ministrave shkarkoi kryebashiaku e Vaut të Dejës, Zef Hila. Propozimin fillimisht e bëri ministri i brendshëm, Sandër Lleshaj, si reagim ndaj sulmit të KZAZ nr.6 në Vaun e Dejës, mbrëmjen e së enjtes.

“Për arsye të një serie shkeljesh të rënda të detyrës dhe të ligjit, të cilat kulmuan mbrëmë me sulmin ndaj KZAZ nr. 6, të realizuar nga punonjës të Bashkisë së Vaut të Dejës, Kryetari i saj do të shkarkohet sot nga detyra me propozim të Ministrit të Brendshëm. Të njëjtin fat do të ketë cilido, që autoritetin e Kryebashkiakut do ta përdorë për të penguar zgjedhjet, duke i kthyer apo lejuar punonjësit e Bashkisë të sillen si forca të dhunshme paramilitare”

Ndërkohë kryeministri Rama e ka firmosur shkarkimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Zef Hila.

Rama tha se Hila jo vetëm u shkarkua por edhe do ndiqet penalisht sipas tij për aktin barbar të djegies së shkollës dhe materialeve zgjedhore.

Kryeministri theksoi edhe njëherë se kushdo që ndjek shembullin e Hilës do përballet me drejtësinë.

firmarames.jpg

Ndërsa Zef Hila në reagim për mediat mohoi të jetë organizatori i protestës. Po edhe Lulzim Basha i doli në mbrojtje dhe tha se ai nuk ishte në protestë.

"Është vendim personal i Edi Ramës që përdor Këshillin e Ministrave si fasadë dhe WC publike. Zef Hila nuk ka qenë as fizikisht dhe në asnjë mënyrë tjetër i përfshirë në incidentin e djeshëm në Vaun e Dejës. I bëjmë thirrje qytetarëve: mos bini pre e planeve kriminale të Ramës. Ne jemi të fortë dhe ne ne jemi shumica", deklaroi Basha në një dalje të posaçme.

Lidhur me shkarkimin e kryebashkiakut ka reaguar dhe shoqata e bashkive. Shoqata e Bashkive e quan vendimin e qeverisë si hakmarrës pasi sipas tyre nuk ka prova.

Article Logic
Execution time: 0.0037660598754883