Facebook, Instagram, dhe WhatsApp ditën e sotme kanë qenë jashtë funksionit për dy orë rresht, në të gjithë botën.
Asnjëri prej tyre nuk përditësoheshin dhe në pamje të parë të jepnin përshtypjen se ka mungesë interneti.
Shumë përdorues të Facebook, Instagram dhe WhatsApp i janë drejtuar rrjetit social Twitter duke shfaqur problemin e tyre.
Rikujtojmë që kjo nuk është hera e parë që diçka e tillë ndodh. Para një muaji të njëjtat probleme u hasën, ku për orë të tëra rrjetet sociale në fjalë, ishin të paaksesueshëm.
Asokohe Facebook pohoi se kanë qenë duke u bërë disa ndryshime të konfigurimit të serverit, dhe kërkoi gjithashtu ndjesë publikisht për ndërprerjet e papritura./iconstyle