INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndoka i bashkohet Blushit: Ta rrëzojmë Ramën në Kuvend

Ndoka i bashkohet Blushit: Ta rrëzojmë Ramën në Kuvend

Publikuar më: 18:19 08-04-2017

Pas kreut të Libra, Ben Blushi, edhe kreu i Partisë Demokristiane, Nard ndoka ka bërë apel që të gjitha forcat parlamentare të bashkojnë votat dhe të rrëzojnë qeveinë Rama në kuvend.
Me anë të një statusi në Facebook, Ndoka shkruan, se dy janë alternativat për ta rrëzuar Ramën, e parë është ta lënë atë të bjerë në gjendje të lirë dhe e dyta ta rrëzojnë me votë në Kuvend.
Ja çfarë shkruan Ndoka:
Rama do mbesë si 'peshku pa ujë', i vetëm, i braktisuri i madh dhe në krizë të thellë politike e morale.
Rama duket i vendosur në 'trimërinë' e tij, kundër të gjithëve. Kundër opozitës, kundër institucioneve, kundër aleatëve dhe për çudi edhe kundër vetes!
Tashmë vendi nga një krizë politike, po kalon në krizë të thellë institucionale duke rrezikuar seriozisht stabilitetin e vendit!
Opozita nuk futet në zgjedhje pa qeveri teknike, por as aleatët strategjikë dhe ata rezerve të Ramës nuk futen në zgjedhje pa opozitën.
LSI besoj se do të dale nga qeveria dhe Meta do lërë drejtimin e Kuvendit, Rama do përpiqet të qeverisë me zv/ministra dhe me n/kryetaren e Kuvendit.
Një situatë tragjiko-komike, që vetëm Ramës i shkon për shtat dhe për tip!
Ka dy rrugë: E para, që Ramën ta lëne drejt rënies së lirë drejt humnerës dhe vendit që meriton. E dyta, të gjithë sëbashku në shenjë përgjegjësie për vendin të largojmë Ramën me votë në Kuvend, për të krijuar mundësinë që qytetarët ta ndëshkojnë fort me votë në zgjedhje.
Populli kur zhgënjehet, tradhtohet, lëndohet, të godet aq fort me votë sa, shuplakat do ti duken Rames, si gjethe kanabasi.
Janë vetëm pak orë, qe na ndajnë nga marrëzia ose urtësia e klasës politike. Të gjithë kanë folur, opozita e ka marrë vendimin e vet, të presim LSI dhe dorëzimin e Ramës sot me një fare dinjiteti, apo nesër i derrmuar totalisht.
Une besoj shume, se Rama do të reflektoje dhe do ta kuptoje se nuk mund t'ja dale kundër gjithë 'botës'!
Habitem me ca vagona rezerve të Ramës, qe po qëndrojne akoma gojëkyçur, në një kohë që lokomativa e PS po del nga shinat dhe binarët dhe ato do të kenë të njëjtin fat.
Zot ndriçoje mendjen e errësuar të kryeministrit tonë, mos e len me ra në të keq!

Article Logic
Execution time: 0.0038409233093262