Kreu i PDK, Nard Ndoka ironizon thirrjen e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan për bojkotimin e produkteve amerikane. Ndër të tjera Erdogan u kërkoi turqve që të godasin kompaninë Apple duke braktisur produktet e kësaj kompanie. Por Noka thotë se idetë e kreut të shtetit turk po prekin dhe një pjesë të qytetarëve shqiptarë. Sipas tij kësaj thirrje i8 janë përgjigjur edhe një pakicë shqiptare me mendësi otomane.
Nard Ndoka
Erdogan, President i paradoksëve! Erdogan perdori FaceTime (produkt i Apple) per të qëndruar në pushtet, kur ndodhi “grusht shteti”; sot për të ërrësuar realitetin, i bën thirrje turqëve të godasin kompaninë Apple; çfarë paradoksi! ???? Udhëheqës që kultivon injorancën në popullin e tij, që për fat të keq po prek edhe një pakicë shqiptarësh më mendesi otomane, të cilët i përgjigjën sulltanit Erdogan sa herë ai i thërret! ????