INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ndoka: Kryeministri vjen në Kuvend i bërë dru. Opozita betejën në Parlament [VIDEO]

Publikuar më: 15:58 18-01-2018

Aleatët e opozitës refuzojnë bojkotin parlamentar. Zërave kundër bojkotit dhe pro skenarit për përballje me shumicën në parlament i është shtuar edhe kreu i demokristianëve Nard Ndoka. Në një intervistë për In Tv Ndoka i jep një rëndësi të posaçme kësaj përballjeje.
Nard Ndoka:
“Unë jam kundër bojkotit, sepse ne e kemi një mundësi përballjen edhe në parlament, dhe nuk duhet t’ia heqim vetës. Ne nuk jemi një shtojcë Edi Ramën. Nuk do të shkojmë në Parlament për ti bërë sehir Edi Ramës por ta detyrojmë këtë aventurier politik të kthehet në binarët institucionalë.
Nard Ndoka jep edhe detaje për formën e protestës së 27 janarit.
Nard Ndoka:
“ Protesta nuk do të jenë duke i bërë fresk këtij Kryeministri. Nuk është problemi tek dhuna, edhe pse ky e meriton edhe dhunën. Pra nuk do të jenë protesta të dhunshme”.
Një zë i rëndësishëm i faktorit opozitar është edhe LSI, e cila ka ngjallur dhe xhelozinë e disa aleatëve tradicionalë të demokratëve. Por Narnd Ndoka e vlerëson këtë bashkëpunim.
Nard Ndoka:
LSI e çmoi si aset të opozitës. Edhe pse ka pengesa për tu bërë pjesë integrale e opozitës. Së pari ajo është parti e majtë dhe ne jemi të gjitha partitë të djathta.
Kreu i demokristianëve akuzon Edi Ramën s’iu përgjegjësin e tensionimit të klimës politike në vend.
Nard Ndoka:
“Kjo mazhorancë e ka kthyer kuvendin në një arenë përplasjes. Kemi një kryeministër që vjen shpesh herë i bërë dru e që nuk arrin të komunikojë me opozitën”.

Article Logic
Execution time: 0.0038619041442871