INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndoka promovon nismën  e Klosit kundër dhunës. A është kjo një shkëndijë e bashkimit të opozitës me qeverinë?

Ndoka promovon nismën e Klosit kundër dhunës. A është kjo një shkëndijë e bashkimit të opozitës me qeverinë?

Publikuar më: 16:42 17-12-2016

Të rinjtë demokristianë kanë shpërndarë një spot i cili në koncept të ngjason shumë me atë që ministry Blendi Klosi prezantoi në eventin e adh që hapi fushatën e Minisrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë për dhunën ndaj gruas dhe në familje. Por në fakt fsheh dicka serioze.

Logo e Partisë Demokristiane dhe fraza e parë shpreh qartë misionin që ka marrë Forumi Rinor I Partisë Demokristiane, për t’iu bashkuar nismës sensibilizuese të Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë kundër dhunës. Ka promovuar Mekanizmat Shtetëror të qeverisë Rama për dhunën në familje, që Ministri Klosi po I trumbeton fort gjatë fushatës që ka nisur personalisht, që në 25 nëntor  nën sloganin: “Unë zgjedh të jetoj pa dhunë”.

Pra Nard Ndoka ka guxuar. I njohur si një dër figurat e rëndësishme opozitare është bashkuar me ministrin e qeverisë  Rama, me Blendi Klosin.

Të jetë ky bashkim vetëm për kauzën e përbashkët, kundër dhunës ndaj grave apo ka edhe dicka tjetër?

Article Logic
Execution time: 0.0037410259246826