Prej kohësh janë mundur ta mbajnë historinë e tyre të dashurisë të fsheftë, e tashmë zbulohet se paskan bërë plane për t’u martuar bashkë.
Aktorët e njohur Katie Holmes dhe Jamie Fox që sipas burimeve kanë vendosur të martohen në Paris, pas romancës sekrete. Mamaja 39-vjeçare e vajzës Suri Cruise dhe fituesi i çmimit Oscar, 50-vjeçari Fox kanë planifikuar të lidhin kurorë në qytetin e dashurisë. “Parisi është qyteti ku ata vendosën të dalin hapur në publik pasi e fshehën lidhjen e tyre për disa kohë”, tha burimi për “Radar Online”.
Çifti ka nisur të dalë me njëri-tjetrin që në vitin 2013 dhe pse Jamie Fox ka qenë gjithmonë i gatshëm për ta bërë publike romancën e tyre, Holmes ka zgjedhur që ata të jenë të përmbajtur deri kur të dy ta vendosnin që të dinin hapur. Katie Holmes u nda nga ish-bashkëshorti Tom Cruise në 2012-ën dhe ka pritur gjatë përpara se të vendoste të martohej me Fox.
Dyshimet për lidhjen e tyre rinisën sërish pak javë më parë kur aktorja u pa me një unazë diamanti me gurë rozë në gisht.
Katie aktoria e njohur ka qenë e martuar për disa vite me aktorin e njohur Tom Criuse me të cilin ka një vajzë 12-vjeçare të quajtur Suri.