Ajo e ndoqi finalen e Kupës së Botës ku performoi Era Istrefi bashkë me fansat e saj, por diva e muzikës botërore, Beyonce dhe bashkëshorti i saj Jay Z do të mbajnë sot koncert në stadiumin Allianz Riviera në Nice të Francës.
Por për të parë perfromacën e tyre në Francë, kanë shkuar edhe moderatori i njohur, Ermal Mamaqi me bashkëshorten e tij Amin, si dhe pranë çiftit është parë edhe këngëtarja e njohur Elvana Gjata, por edhe çifti i njohur në Turqi Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayışman.
“Kur vjen puna te Beyonce & Jay Z jemi të gjithë fansa”, ka shkruar Ermali në një foto të postuar në Instagram ku shihen të gjithë sëbashkëu. Po të njëjtën fotografi e ka publikuar edhe aktori turk Tolgahan Sayışman me mbishkrimin “Beyonce a mund ta përballosh këtë?”