S’paska qenë e shkruar të jenë bashkë!
Ata i gëzuan fansat e tyre kur u kthyen sërish bashkë pas një ndarjeje disa vjeçare, por siç duket ajo që thyhet është vështirë të ngjitet prapë.
Fansat u shqetësuan kur vunë re se Selen Gomez dhe Justin Bieber nuk ishin parë dhe fotografuar së bashku, madje edhe pse frekuentonin të njejtën kishë, nuk janë parë duke dalë në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Ndoshta s’ka vend për shqetësim sepse çifti juaj i preferuar thjesht po bëjnë një pushim të vogël dhe kjo ka ndodhur për shkak të Selenës.
Sipas disa raportimeve për sajtin e njohur Hollywoodlife.com, Selena po shpenzon pak kohë larg Justin për të rregulluar marrëdhënien “e krisur” me mamin Mandy Teefey, pasi kjo e fundit ishte pakëz kundër ribashkimit të tyre.
Na vjen keq Justin, por familja vjen në rradhë të parë.