INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Ndoshta ishte lëvizje e qëllimtë”, Kimi Raikonnen në dilemë për aksidentin që i nxorri dje nga gara. Flasin protagonistët

“Ndoshta ishte lëvizje e qëllimtë”, Kimi Raikonnen në dilemë për aksidentin që i nxorri dje nga gara. Flasin protagonistët

Publikuar më: 10:15 18-09-2017

"Nuk kam parë asnjë përsëritje dhe nuk di të them se kush ishte fajtor. Punë dreqi, por janë gjëra që ndodhin. Për titullin kampion nuk dua të flas", tha Sebastian Vettel. 

 

Sebastin Vettel dhe Kimi Raikonnen duket se janë shumë të revoltuar nga incidenti i djeshem në garat e Formula 1. Vettel shprehet shumë i revoltuar dhe në një prononcim për mediat ai thotë, “Nuk e di nëse Max më pa apo jo, këtë duhet t'ia kërkoni atij. Bëra një nisje mjaft të mirë dhe mund të bënim një garë shumë rezultative. Sigurisht, janë gjëra që ndodhin, por këtë herë e paguam me një çmim shumë të  kripur".

Por dhe personi që i nxorri nga gara shprehet i revoltuar dhe u kthen një përgjigje të ashpër të dy pilotëve të ferrarit, "Nuk jam aspak përgjegjës për atë që ndodhi. Bëra një start të mirë dhe kisha Vettelin nga e djathta dhe Kimin nga e majta. Vettel më mbylli rrugën dhe më detyroi të shkoj majtas, ku godita Kimin. Nuk e kuptoj këtë zgjedhje të Seb, sepse ai mund të më kishte lënë rrugë të lirë dhe sërish do të ishte para Hamiltonit", tha piloti holandez.

Article Logic
Execution time: 0.0037260055541992