INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndoshta jo gjithçka ka mbaruar/ Stine me fjalët e fundit që sapo i tha ish-partneres së tij mund t’i japë një shans të dytë

Ndoshta jo gjithçka ka mbaruar/ Stine me fjalët e fundit që sapo i tha ish-partneres së tij mund t’i japë një shans të dytë

Publikuar më: 19:46 29-03-2019

Ndarja e këngëtarit Stine me partneren e tij Graciela ishte një lajm që bëri mjaft bujë në shtypin rozë vitin që lamë pas.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram” këngëtari bëri gjithçka të ditur se çfarë nuk kishte funksionuar tek lidhja e tyre:

“Kam bindjen e plotë se do të funksionojmë më mirë pa njëri-tjetrin! E kemi patur fatin dhe mundësinë me mijëra herë për të kaluar barrierat e jetës, por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç ne i mendojmë”, sqaroi ndër të tjera Stine në atë kohë, ndërsa postimi nuk ekziston më në profilin e tij.

Por gjatë intervistës së sotme në emisionin “Pasditja ime”, Stine me fjalët e tij u duk sikur kishte ende një mundësi tjetër për tu rikthyer me ish-partneren e tij:

“Nuk them që ka mbaruar apo ka filluar. Ne kemi raporte të mira, takohemi me vajzën. Po u soll mirë, do ta shikojmë”, tha Stine.

Ai shtoi se gjithçka ishte akumuluar për një kohë të gjatë dhe më pas shpërtheu për gjëra fare të vogla.

Kujtojmë që Stine dhe Graciela kanë një vajzë 2 vjeçe të quajtur Estia.

49144900_342993346532779_7826813641889415168_n.jpg

Screenshot_46-4-e1553880649537.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037631988525391