INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndoshta nuk do ta besoni, por ja pse nuk duhet ta merrni kurrë celularin me vete në tualet

Ndoshta nuk do ta besoni, por ja pse nuk duhet ta merrni kurrë celularin me vete në tualet

Publikuar më: 23:08 09-11-2018

Që kur pajisjet celulare u bënë mjeti kryesor i kontaktit për njerëzit, duket se nuk ekziston asnjë kufi për të ndarë telefonin nga duart në ditët e sotme, duke përfshirë këtu dhe banjon. Shumë njerëz e përdorin atë si një mundësi për të kontrolluar rrjetet sociale  në momentin që shkëputen nga punët, për t’ju përgjigjur emaileve, ose për të folur në telefon. Por, sipas studimeve të shkencëtarëve, kjo nuk është thjesht sjellje e pakëndshme por është me të vërtetë e rrezikshme! MetroUK kërkoi nga tre studiues të “peshojnë” rreziqet e marrjes së një telefoni në banjë dhe dolën në përfundimin se mund të ekspozoheni veten dhe të tjerët në mërrjen e mikrobeve si salmonella, E. coli dhe C. difficile. Kjo mund të ndodhë në momentet që fshini veten, prekni lavamanin ose dorezën  e derës dhe pastaj prekni telefonin para se të lani duart, sipas living. Nëse jeni të shqetësuar nga mundësia e kontraktimit të mikrobeve të tilla, tani që lexuat këtë, mos u shqetësoni sepse ka mënyra për të ulur rrezikun. Në thelb, ju thjesht nuk duhet (të merrni telefonin tuaj në tualet) nëse jeni  të shqetësuar në lidhje me transferimin e viruseve dhe kontaminimit fekal.

Article Logic
Execution time: 0.0041530132293701