INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndoshta nuk i dinit, por ka 7 lloje dashurish në jetë! Zbuloni cilat janë ato! Vetëm disa njerëz e përjetojnë të fundit

Ndoshta nuk i dinit, por ka 7 lloje dashurish në jetë! Zbuloni cilat janë ato! Vetëm disa njerëz e përjetojnë të fundit

Publikuar më: 21:41 19-09-2018

Çfarë është dashuria?

Psikologët dhe shkencëtarët prej vitesh po mundohen t’i japin përgjigje kësaj pyetjeje. Në vitin 1980 psikologu amerikan, Robert Sternberg ka zhvilluar një teori me 3 komponentë të dashurisë e cila përfshin: Intimitetin, pasionin dhe angazhimin. Sipas tij, këto janë 3 pikat që e bëjnë ndjenjën më të bukur dhe ky është frymëzimi më i madh i njerëzve që më pas tregohet në këngë apo në filma.

Mirëpo, për të qëndruar tek teoritë e dashurisë, Sternberg ka veçuar 7 lloje të dashurisë dhe Bright Side në një artikull na tregon se cilat janë ato. Sipas Sternberg, ndjenjat ndryshojnë me kohën. Nëse ju ende i keni kaluar këto 7 lloje dashurish me partnerin tuaj, atëherë ju keni nevojë për më shumë kohë. Gjithsesi fillimisht mësoni se cilat janë dhe më pas reflektoni për marrëdhënien tuaj:

Pasion

Në fillimet e njohjes së një çifti ka pothuajse gjithmonë pasion, ose më saktë ka një tërheqje fizike dhe interes të madh për partnerin ose partneren. Në një marrëdhënie të tillë, çifti ndoshta nuk duhen me njëri-tjetrin, por rrinë së bashku vetëm për shkak të pasionit. Njerëzit mendojnë se me kalimin e kohës, ky pasion kthehet në dashuri, mirëpo nuk ndodh gjithmonë kështu.

Pëlqim

Në këtë lloj marrëdhënie, ju mund të jeni gjithmonë vetvetja. Kjo lloj dashurie zakonisht është e lidhur nga interesat e njëjta dhe nga ndjenja se këta dy njerëz kuptohen mirë me njëri-tjetrin. Psikologët besojnë se një marrëdhënie e tillë pa pasion dhe angazhim serioz është më shumë një miqësi sesa një dashuri me të gjithë komponentët.

Dashuria boshe

Kjo lloj dashurie ka vetëm angazhim ose një premtim mes çiftit, por i mungon intimiteti dhe pasioni. Mirëpo, kjo gjë mund të ndryshojë me kalimin e kohës dhe dashuria shtohet bashkë me pasionin.

Dashuria e keqe

Kjo lloj dashurie përfshin angazhimin dhe pasionin dhe është shumë çifte e përjetojnë këtë lloj dashurie. Dashuria e “keqe” është kur dy njerëz tërhiqen nga njëri-tjetri dhe janë gati të ndjekin disa tradita së bashku si martesa, premtimet, por ata në të vërtetë ata nuk kanë intimitet.

Dashuria romantike

Kjo lloj dashurie përfshin pasion dhe intimitet. Çifti ndihet komod me njëri-tjetrin, por nuk janë gati për ta çuar lidhjen e tyre në një stad tjetër. Pra e kanë frikë angazhimin serioz. Marrëdhëniet e tilla rrallë përfundojnë në martesë.

Dashuria shoqëri

Dashuria shoqëri është e përbërë nga përkushtimi dhe intimiteti. Marrëdhëniet e tilla janë më shumë një miqësi e zakonshme sesa një lidhje e vërtetë mes partnerëve. Në këtë lloj dashurie nuk ka pasion.

Dashuri e plotë

Kjo lloj dashurie i ka të tre elementët: pasion, intimitet dhe angazhim. Natyrisht, nivelet e tyre nuk janë gjithmonë të barabarta, por e rëndësishme është se dashuria juaj është e plotë. Çiftet që i kanë të tre komponentët jetojnë gjatë së bashku dhe të lumtur. Kjo lloj dashuri nuk ju ndodh të gjithëve.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036969184875488