INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndoshta nuk i dinit, por këto janë 4 llojet e bisedave që forcojnë marrëdhënien në çift

Ndoshta nuk i dinit, por këto janë 4 llojet e bisedave që forcojnë marrëdhënien në çift

Publikuar më: 23:43 02-03-2018

Jepini fund mosmarrëveshjeve!

Që një raport në çift të funksionojë, vetëm ndjenja nuk mjafton! Duhet ta "ushqeni" çdo ditë lidhjen tuaj me situata dhe gjëra të reja, interesante, që mbi të gjitha forcojnë më së shumti raportin tuaj direkt mes njëri-tjetrit. Bisedat, argumentat e fortë janë të pashmangshme, e mbi të gjitha të rëndësishme për ju që kërkoni jetëgjatësinë në çift. Nëse deri më sot nuk i keni praktikuar këto katër lloje bisedash me partnerin/en, është ky momenti i duhur për ta bërë! Çfarë prisni?

Një argument i mirë për një argument të keq

Kur ke një argument të rëndësishëm, është e vështirë të jesh indiferent. Sidoqoftë, do të ishte më mirë nëse diskutonit argumentin. Shihni se ku gaboni, merrni përgjegjësinë për gabimet tuaja dhe flisni për mënyrën se si mund të parandaloni episode të tilla në të ardhmen. Ekspertët e Universitetit të Gottmanit që merren me terapinë e çifteve thonë se është e rëndësishme që të dy të jeni të vetëdijshëm se qëllimi juaj është vetë procesi dhe biseda për zgjidhjen e problemit, jo për diskutimin e temës së argumentit.

Flisni për të ardhmen

Nëse marrëdhënia juaj është e qëndrueshme dhe të dy jeni të përkushtuar ndaj saj, duhet të flisni edhe për atë që prisni në të ardhmen tuaj. Një bisedë e sinqertë është rruga e drejtë për të hyrë në një partneritet të vërtetë, thotë Susan Ëinter, eksperte e marrëdhënieve njerëzore. "Fakti që ju e dini se çfarë doni dhe si e doni atë është një proces që do t'ju ndihmojë të krijoni lidhjen direkt mes jush dhe origjinalitetit".

Veçoni nevojat nga dëshirat

Shumica e problemeve në çift fillojnë sepse një nga partnerët mendon se tjetri nuk i kupton ato. Kur flisni, sigurohuni që të shprehni emocionet tuaja, jo vetëm të supozoni se pala tjetër tashmë i njeh ato, sipas Class. Një terapist familjar për raportet në çift, i quajtur Nathan Cobb thotë se interpretimi i mendimeve, ndjenjave dhe motiveve do të qëndrojnë në mënyrën tuaj të njohjes së çështjes, andaj është mirë që shpesh t'i ndani dëshirat nga nevojat.

Nuk ka gjithmonë "happy end"

Çdo argument nuk mund të përfundojë me zgjidhjen e përsosur dhe një fund të lumtur. Marrëdhëniet mund të jenë kaotike dhe shumë çifte luftojnë pa pushim për të njëjtën gjë. Është e rëndësishme që ju të pranoni faktin se jeni të ndryshëm, thotë John Gottman, profesor dhe themelues i Institutit Gottman. "Qëllimi është të kontrollojë konfliktin, jo ta zgjidhë atë".

Article Logic
Execution time: 0.0035219192504883