Alketa Vejsiu mbetet një nga moderatoret më të dashura për publikun e ndër më të ndjekurat me emisionet e saj apo në rrjete sociale. Së fundmi Alketa ka nisur pushimet disa ditore dhe fotot nga vendi mahnitës i ka publikuar në Instagram.
Në një prej fotove moderatorja shfaqet e veshur me vetëm një këmishë e kapele dhe ka marrë komplimenta të shumta.
Mirëpo mes komenteve dallon një komentuese e cila i shkruan: "Se kuptoj pse e zgjat veten me photoshop kot, sepse të kam parë dhe live dhe s’je ndonjë 2-metroshe…as e shkurtër nuk je, por që dhe kaq sa i bën fotot jo e jo".
“Do t’i shkurtoj herës tjetër! Do dal pa këmbë fare në foto. Në jetë s’kam ç’ti bëj, i kam 172 cm nga natyra, dhe 182 me taka.”- ia ktheu moderatorja.
Por Alketës i ka dalë në mbrojtje Oriola Marashi e cila ka shkruar se të dyja i bashkon i njëjti hall, pasi fansat i akuzojnë për fotoshop për shkak të këmbëve të gjata.
“Të njëjtin hall kemi ne vajzat me shalët e gjata.”- shkroi Oriola.