Victoria’s Secret është një ndër brendet ose markat më të njohura në fushën e modës, padyshim të jesh pjesë e kësaj marke është një ndër privilegjet më larta për një modele.
Në ditët e sotme shumë modele të njohura në mbarë botën, kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e Victoria’s Secret, një ndër to është edhe modelja e njohur shqiptare Alesia Noka. Ditën e sotme ajo ka qenë e ftuar ne emisionin “Kush vjen për drekë”, ku foli për jetën e saj si dhe për ambicien e saj që ka për të qenë pjesë e markës me famë ndërkombëtare.
E pyetur nëse ajo ka diçka konkrete në planet e saj, Noka u shpreh: “Për momentin jo, nuk po bëj asgjë për të qenë pjesë e Victoria’s Secret, sepse dua të mbaroj punë fillimisht këtu ku jam. Por pasi të mbaroj këtu, do të filloj përgatitjet për audicionin.”