Reperi Fero dhe partnerja e tij, Arbenita Ismaili, janë kthyer në një ndër çiftet më të komentuar të momentit, të cilët numërojnë mijëra ndjekës në profilet e tyre në rrjete sociale.
Ata nuk ngurrojnë t'a shprehin publikisht dashurinë për njëri-tjetrin duke tërhequr gjithmonë vëmendjen e publikut, mirëpo para pak ditësh një tjetër detaj në fotot e Feros ka tërhequr vëmendjen e fansave.
Fero ka bërë ndryshimin drastik në look duke i lyer flokët “NEON” dhe me siguri askush s'e ka njohur reperin në pamje të parë.
Por fansat të cilëve nuk ju shpëton asnjë detaj e kanë gjetur se nga kush është inspiruar Fero për këtë ndryshim dhe bëhet fjalë pikërisht për Eminem. Reperi me famë botërore, vite më parë ka luajtur me “look”-un e tij duke u kthyer në një bjond platin.