Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë padyshim ndër çiftet që gëzojnë shumë popullaritet dhe pëlqehen shumë. Prej ditësh çifti kanë shijuar pushimet në vende të ndryshme ekzotike ku kanë postuar foto nga momentet e lumtura që po kalojnë.
Prej vitesh Getoari është një ndër reperat më të mirë shqiptarë, por të themi të drejtën nuk e kemi parë shpesh në dalje publike apo emisione të ndryshme, duke na krijuar përshtypjen se është shumë serioz dhe do të mbajë një profil të ulët.
I tillë na duket edhe në Instagram pasi në çdo foto edhe kur është me Marinën mban qëndrim serioz e na duket sikur po na sheh gjithë inat.
Nuk e dimë nëse e keni parë ndonjëherë duke qeshur, por më në fund ndodhi. Ai ka postuar një foto në instastory duke qeshur dhe shkruan: “Se tani po thojn që spo keshi”.