INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndotja e ajrit, alarmi i OKB-së: Çdo 5 sekonda një viktimë

Ndotja e ajrit, alarmi i OKB-së: Çdo 5 sekonda një viktimë

Publikuar më: 12:11 06-03-2019

Çdo 5 sekonda një person humb jetën për shkak të ndotjes së ajrit, është ky alarmi që ka dhënë OKB.

Ndërsa cdo orë humbin jetën më shumë se 700 persona. Zyrtarë të OKB-së shprehen se situate atmosferike është aq e rëndë sa njerëzimi është duke shkaktuar shfarosjen e gjashtë në tokë.

Ekspertët theksojnë se njerëzimi po shkakton dëme të pariparueshme, më shqetësuese sesa ato të shkaktuara nga revolucioni industrial.

“Niveli dikosinës në atmosferë ka arritur më shumë se 400 grimca për milionë niveli mëiI lartë që prej 650 mijë vitesh” u shpreh një nga specialistët e OKB-së.

Është vënë re se ndotja e mjedisit shkakton sëmundje respiratore, asëm, kancer në mushkëri si dhe probleme që në lindje.

Ata shprehen se cilësia e dobët e ajrit po dhunon shumë prej të drejtave themelore të njeriut. Ata kanë përcaktuar edhe disa hapa që duhen ndërmarrë për të siguruar një ajër më cilësor. Së pari të identifikohen shkaktarët e ajrit të ndotur, të informohet popullsia, të merren masa që përcaktojnë reduktim të qartë të ndotjes së ajrit, të ketë më shumë masa, të ardhura për të ndërmarrë plane që synojnë të reduktojnë nivelin e ndotjes në atmosferë.

Article Logic
Execution time: 0.0035500526428223