INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndotja e ajrit! Ku renditet Shqipëria?

Ndotja e ajrit! Ku renditet Shqipëria?

Publikuar më: 09:26 08-11-2018

Agjencia Europiane e Mjedisit në raportin “Cilësia e ajrit në Europë – 2018” rendit tre shtete të Ballkanit, Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë të para për nivel të lartë ndotjeje. Analiza thellohet duke e lidhur ndotje me nivelin e lartë të vdekjeve në raport me popullsinë.

Kosova ka shënuar 3.700 vdekje me shkaktar ajrin e ndotur, që duke pasur parasysh popullsinë e saj prej vetëm 1.8 milionë banorësh e rendit atë të parën në Europë, ku ajri i ndotur ka bërë që të humbin jetën 0.2% e popullsisë. Në Serbi, ky tregues është 0.18% dhe arrin në rreth 13 mijë vdekje dhe në Maqedoni 0.14% e popullsisë ose 3.000 vdekje, duke u renditur përkatësisht në vend të dytë dhe të tretë në Europë.
Shqipëria, ndryshe nga shtetet e tjera të Ballkanit, rezulton të ketë një nivel relativisht të ulët të vdekjeve të shkaktuara direkt nga ajri i ndotur, që llogariten në 1.400 persona në vit, ose 0.05% e popullsisë, duke u renditur e 29-a në Europë, nga 37 shtete gjithsej.
Në vlerë absolute, vdekjet më të mëdha janë në Gjermani dhe Itali, përkatësisht 62.3 mijë dhe 60 mijë persona. Gjermania ka këtë shifër të lartë, sepse është dhe shteti me popullatën më të madhe të çdo vendi të BE-së. Por nëse llogariten vdekjet e lidhura me ndotjen e ajrit për 100.000 banorë, vende si Bullgaria, Rumania dhe Hungaria e kanë këtë tregues shumë më keq.
Transporti rrugor është një nga burimet kryesore në Europë për ndotjen e ajrit, sidomos të ndotësve të dëmshëm si dioksidi i azotit dhe grimcat e pluhurit.

Article Logic
Execution time: 0.003572940826416