Ndotja e ujërave bregdetar vijon të jetë një problem shqetësues për vendin tonë. Papastërtitë që derdhen në det, siç janë edhe ujërat e zeza që shpesh përfundojnë aty e bëjnë situatën alarmante. Një qytetar ka filmuar ndotjen që i bëhet detit të Durrësit nga shkarkimi i ujërave të zeza. Video e publikuar në portalin “Jetaoshqef” tregon se sa të pamëshirshëm tregohen bizneset pranë zonës bregdetare që ujërat e zeza i derdhin pikërisht në det.