INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndotja e Liqenit të Fierzës, Ushtria nis pastrimin

Ndotja e Liqenit të Fierzës, Ushtria nis pastrimin

Publikuar më: 16:26 15-04-2016

Nis pastrimi i Liqenit të Fierzës. Një ditë pas shpalljes së emergjencës nga prefektura e qarkut Kukës për ndotjen në Liqenin e Fierzës ka nisur edhe operacioni i pastrimit.

Komisioni i Planifikimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile në rang qarku u mblodh pas konstatimit të situatës për të analizuar dhe identifikuar shkaqet e ndotjes mjedisore të liqenit të Fierzës. Gjithashtu Komisioni i Planifikimit kërkoj marrjen e masave të nevojshme për pastrimin e tij.

Për të bërë të mundur patrimin e liqenit janë angazhuar 18 forca me 3 gomone nga Reparti i Ndërhyrjes së Shpejtë, të qytetit të Shkodrës dhe 12 forca me 3 varka nga Forcat e Armatosura. Ndërkohë për të ndjekur nga afër ndërhyrjen e FNSH, në Liqenin e Fierzës , ku po kryhet ndërhyrja ndodhet edhe drejtori i Emergjencave Shemsi Prençi.

Article Logic
Execution time: 0.0035469532012939