INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndotja e me solar e bregdetit të Vlorës, ende të paidentifikuar autorët e krimit mjedisor

Ndotja e me solar e bregdetit të Vlorës, ende të paidentifikuar autorët e krimit mjedisor

Publikuar më: 17:17 02-09-2017

Dy ditë pas ndotjes së bregdetit nga solari në zonën e Triportit në Zvërnec, nuk është marrë asnjë masë për pastrimin e saj. Ndotja vijon të jetë prezente shumë pranë zonës ku bëhen rimontet e anijeve e peshkarexhave. Pavarësisht njohjes me ngjarjen nga denoncimet e peshkatarëve as blutë e Vlorës, Inspektoriati Mjedisit apo Agjencia Rajonale e Mjedisit nuk kanë arritur të identifikojnë shkakun apo autorin e ngjarjes. Burime konfidenciale sqarojnë se aktualisht ka nisur një hetim policor dhe janë thirrur për të dëshmuar 77 pronarë të anijeve e peshkarexhave që ushtrojnë aktivitet në Triport. Por zyrtarisht nuk ka asnjë komunikim mbi ngjarjen nga asnjë institucion dhe asnjë masë për pastrimin e bregut nga nafta bruto.

Article Logic
Execution time: 0.0034730434417725