INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndotja e ujit nga ngrohja globale

Ndotja e ujit nga ngrohja globale

Publikuar më: 09:56 21-08-2017

Këshilli Kombëtar i Ujit ka bërë një analizë të thelluar në lidhje me ngrohjen globale dhe cilësinë e ujit. Ku hedh dyshime në forta se nga viti në vit cilësia e ujit do të përkeqësohet. Raporti, detajon dhe shkaqe. Thatësira mund të çojnë në rrëshqitje të dheut, që mund të çajë tubat e furnizimit me ujë dhe të lejojë ndotësit të futen në sistemet e ujit të pijshëm, apo në sistemet e largimit të ujërave të ndotura, duke shkaktuar derdhjen e ujërave të ndotura në tokë dhe si rrjedhojë të arrijë në ujërat nëntokësorë.
Rritja e temperaturës së ajrit, do të ndikojnë gjithashtu në temperaturën e ujit. Uji me temperaturë më të lartë ndikon në shkallën e proceseve bakteriologjike pra mikrobet do të shumohen.
Si i tillë, ky është një rrezik i veçantë në Shqipëri, ku uji dhe trajtimi i ujërave të ndotura në shumë zona të vendit mungon. Këta ndotës mund të vijnë nga tokat bujqësore plehrat kimike dhe pesticidet si dhe nga mbetjet urbane apo burimet industriale. Ngarkesat e mëdha të ndotësve në ujërat sipërfaqësore mund të dëmtojnë cilësinë e ujërave nëntokësore në mënyrë të konsiderueshme.
Në raport thuhet se efektet e ndryshimeve klimatike të përshkruara tregojnë qartë se cilësia e ujit kërkon vëmendje të menjëhershme për të shmangur ndikimet e konsiderueshme në shëndetin e njerëzve, bujqësi, ekosistemet e lidhura me ujin dhe mjedisin.

Article Logic
Execution time: 0.0044598579406738