Në Mërtiraj të Vlorës ndotja nga nafta është në nivele alarmante. Sipas banorëve të kësaj zone, tokat bujqësore janë kontaminuar nga helmet e hidrokarbureve, ndërkohë që ngrenë shqetësimin se mbetjet hidrokarbure derdhen në Vjosë. Ata kanë denoncuar këtë situate shqetësuese te Nisma Thurje ku janë shprehur se kanë bllokuar rrugën dhe nuk kanë lejuar botet të kalojnë. Mbi të gjitha, banorët e zonës kanë akuzuar kompaninë Albpetrol si shkaktarë për këtë gjendje dhe kanë kërkuar ndërhyrjen urgjente të qeverisë.