INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndotja nga gazrat, makinat që do dalin nga qarkullimi

Ndotja nga gazrat, makinat që do dalin nga qarkullimi

Publikuar më: 11:51 11-01-2016

Matja e shkarkimit të gazrave të automjeteve është ulur, gjë që penalizon fort  makinat e vjetra. Specialisti  i Drejtorisë së Qarkullimit  dhe Sigurisë Rrugore në Ministrinë e Transporteve shpjegon se cilat automjete do të  penalizohen nga rregulli i ri.

 

Qeveria ka vendosur të ulë  ndotjen e automjeteve në tri shkallë. Gjatë 6-mujorit të  vitit të kaluar u vendos për  herë të parë matja e gazrave  të makinave, kjo ishte faza e  parë. Nga 1 janari, niveli i  ndotjes nga gazrat e makinave është ulur më tej. Pakkush e di se sa gazra nxjerr  makina e tij, por specialisti Maksim Tashi shpjegon se në fazën e tretë, pas 1 korrikut 2016, normat e ndotjes nga gazrat e makinës do të  barazohen me ato të BE-së  dhe shumë makina rrezikojnë të dalin nga qarkullimi.

Tashi tregon edhe shifrat  e para, nga 1 korriku deri në  fund të nëntorit të vitit të  kaluar, kur ka filluar matja e  ndotjes dhe penalizmi. Sipas  tij, gjatë kësaj periudhe “9,21  % e mjeteve kanë ngelur për  shkak të mosplotësimit  normave”.

Article Logic
Execution time: 0.0039670467376709